Shqiptarët dhe tunizianët, therje me thika ditën e Bajramit

0
Festa e Kurban Bajramit në Chemnitz të Gjermanisë të enjten në mbrëmje nuk ka përfunduar gëzueshëm. Gjatë një organizimi për këtë festë në një kamp azilantësh në rrugën Lützowstraße në Chemnitz të Gjermanisë, pas një grindjeje, një grup shqiptarësh u plagosën me thika me një grup tjetër nga Tunizia, transmeton “albinfo.ch”.
 
Siç ka njoftuar policia gjermane të premten, nga kjo përleshje, të plagosur kanë mbetur katër meshkuj, të moshës 23 deri 25 vjeçare.
 
Dy nga të plagosurit të cilët kanë qenë në gjendje më të rëndë janë dërguar menjëherë për në spital. Më së rëndi i lënduar është një tunizian i cili kishte marrë plagë në shpinë.
 
Ndërkohë në anën tjetër, policia ka arrestuar një 18 vjeçar i cili aktualisht gjendet në paraburgim në stacionin e policisë.
Policia gjermane është duke vazhduar hetimet rreth motiveve që sollën këtë ngjarje të rëndë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here