Shqipëria,vendi i preferuar i pushimeve për mësimdhënësit kosovarë (foto)

0

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit të Kosovës kanë përmbyllur vitin shkollor me një pushim në bregdetin e Shqipërisë.Një Komision i autorizuar nga Këshilli dhe Kryesia e Sindikatës ka bërë përgatitjen ndërsa përzgjedhjen e 370 punëtorëve të arsimit në nivel të vendit e kanë bërë organet sindikale nga komunat dhe Universiteti,si një « kompenzim » për punën e bërë gjatë vitit shkollor 2014-2015.Vizitën dhe qëndrimin në bregdetin e Durrësit ua mundësoi Fondi për rekreacion i kësaj sindikate.

11657291_10205318615743601_1369577046_n

« Është një mundësi e mirë që e bëri SBASHK-u me angazhimin e madh të kryetarit Rrahman Jasharaj dhe kryesisë sepse na u dha mundësia përveç si një mirënjohje e punës që kemi bërë gjatë një viti,edhe të kontaktojmë kolegët tanë nga të gjitha trevat e Kosovës,të bisedojmë,të njihemi dhe të shkëmbejmë përvojat tona të procesit mësimor,të zhvillimit dhe të ngecjeve në arsimin e Kosovës. »-shkruan një nga përfituesit e kësaj iniciative,mësimdhënës në shkollën « Gjon Sereçi » të Ferizajit.

11692903_10205318615623598_1047857347_n

Kjo iniciativë tani është bërë një traditë në kuadër të SBASHK-ut.Është ky viti i katërtë që me fondin vetjak punëtorëve të arsimit u mundësohet një mirënjohje e tillë./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here