Shqipëria në mesin e 36 Kombëtareve më të mira në botë

0

Kombëtarja e Shqipërisë, për herë të parë në histori, gjendet në pozitën e 36-të, në renditjen më të re të FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare ka arritur një rekord historik në renditjen botërore të FIFA-s.

Ekipi kuqezi pozicionohet në vendin e 36-të në botë duke u ngjitur më lart se kurrë në klasifikimin global.

Kështu, ekipi i Giani de Biasit ka thyer rekordin e vitit 2013 kur Kombëtarja arriti deri në vendin e 37 në renditjen botërore.

Sigurisht që fitorja ndaj Francë, por edhe paraqitjet e më hershme kanë ndikuar që Shqipëria të ngjitet lartë në klasifikimin e FIFA’së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here