Shqipëria mbulohet nga dëbora, pezullohet mësimi në disa zona

0

I gjithë territori i Shqipëris është përfshirë nga reshjet e dendura të borës, ndërsa ka pasur probleme në disa zona rurale dhe akse rrugore nacionale.

Është rënduar situata në Bulqizë këtë mëngjes dhe duket se nga qyteti është e pamundur të dalësh. Rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi dhe herë pas herë bllokohet.

Trashësia e dëborës në qytet shkon deri në gjysmë metri. Në qarkun e Korçës bora ka arritur 1 m në disa zona. Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi me zinxhirë.

Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, prej mbremë janë pa energji.

Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.

Edhe aksi drejt Kakavijës është i kalueshëm. Mbeten të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, procesi mësimor në ditën e sotme është pezulluar. Edhe qarku i Dibrës është i bllokuar në rrugët e fshatrave dhe trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here