Shqipëria mbetet në Ligën C, bie Qipro

0

Në pritje të ndeshjes miqësore kundër Uellsit, ka marrë një lajm mjaft të mirë nga Qipro, pasi nuk do të bjerë në Divizionin D të Nations League, sepse janë pikërisht qipriotët ata që renditen si vendi i tretë më i dobët i Divizionit C.

Në Nikosia, Qipro u mposht me rezultatin 0-2 nga Norvegjia në ndeshjen e fundit të fazës në grupe, të cilën e mbylli në kuotën e 5 pikëve, por vetëm një prej tyre kishte vlerë në renditjen e vendeve të treta (nuk llogariten pikët e marra me Slloveninë e vendit të fundit).

Kështu me vetëm një pikë, në renditjen e vendeve të treta të të 4 grupeve, Qipro do të bëhet skuadra e katërt që do të bjerë në Divizionin D të Nations League, pas Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të garojnë sërish në Divizionin C, edhe Ligën e ardhshme, por me paraqitjen e dobët në këtë edicion, kanë zbritur në vazon e 4-t në shortin për Euro 2020, që do të hidhet në muajin Dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here