Shqipëria luan miqësore me Austrinë më 26 mars

0

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Austrinë në prag të të Kampionatit Europian në Francë.

Ndeshja do të luhet në datë 26 mars në Vjenë. Austria është një prej kombëtareve që merr pjesë në Francë 2016.

UEFA ka caktuar datën 26 dhe 29 mars si të lira që kombëtaret të zhvillojnë ndeshje miqësore. FSHF po punon për të gjetur kundërshtar edhe për datën 29 mars.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here