Kreshnik Spahiu
Të 4 partitë e vjetra historike në Kosovë janë fundosur me votat e shqiptarve të Kosovës. Në fakt Vetvendosja kishte garuar disa herë por maksimumin e kishte poshtë 27% dhe të pamjaftushëme të qeveriste e vetme.
Mos harrojmë Ramush Haradinaj u godit nga Gjykata e Hagës në kulmin e karrierës politike dhe ku po triumfonte si kryeministër me taksën 100% kundër Serbisë.
Shqipëria ashtu si Kosova nuk i largonte dot pa pranga dhe burgosje liderët e vjetër. Vota ishte e pamjaftueshme.
Nëse Albini do garonte në Shqipëri kundër PD-PS-LSI nuk do gjente as vot?n e tij, jo se nuk do votohej por se do vidhej. Koha do provoj, këto çfarë them kur të shikoni rezultatin e Vetvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prill.
Harroni që PD-PS-LSI të shkatrrohen nga një parti e re në Shqipëri. Albini në Shqipëri do lind, kur një avion i Hagës të arrestoj në rinas, ashtu si në Kosovë liderët 30-vjeçar të politikës.
Deri atëherë sdo ketë as Albin dhe as Vetvendosje në Shqipëri. Kosova dje nuk ndryshoi vetëm dhe thjesht nga vota shqiptare por edhe nga prangat ndërkombëtare.