Shqipëria dhe Kosova, si Amerika, e njohin për president të Venezuelës kreun e opozitës Juan Guaido

0

Kryeministri Edi Rama ka njohur zyrtarisht kreun e opozitës Juan Guaido si presidentin e Venezuelës.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidon, duke i uruar suksese në punën e tij.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova e njeh si president Guaidon.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi. Guaidó u betua për një mandat të dytë ne fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here