Shqipëria bënë marrëveshje doganore edhe me Serbinë

0

Jo vetëm me Kosovën por tashmë edhe me Serbinë, Shqipëria ka vendosur të bashkëpunojnë në sektorin doganor për të parandaluar, hetuar dhe dënuar shkeljet administrative.

Mes dy shteteve është nënshkruar tashmë një marrëveshje që parashikon ngritjen e një skuadre të përbashkët pune, në përbërje të të cilit do të jenë drejtuesit e autoriteteve doganore të të dy palëve.
Marrëveshja tashmë ka hyrë në fuqi dhe është botuar në fletoren zyrtare të vendimeve të qeverisë shqiptare. Konkretisht nëpërmjet autoriteteve të tyre doganore të dy vendet do t’u mundësojnë njëra – tjetrës ndihmë të ndërsjellë, me qëllim që të sigurojnë se legjislacioni doganor është zbatuar në mënyrë korrekte dhe të parandalojnë, të hetojnë dhe të luftojnë shkeljet e legjislacionit doganor.
Kostot për këtë sipërmarrje të të dy vendeve do të mbulohen bashkarisht. Në fakt marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë gjithmonë të mira, pavarësisht problemeve politike që lidhen edhe me qëndrimin e kundërt që dy shtetet ndajnë për njohjen e Kosovës. Shkëmbimet mes dy vendeve janë më shumë të fokusuara në sektorët e ushqimeve, prodhimeve bujqësore e pijeve. Produktet që zënë peshën më të madhe në shkëmbimet tregtare me Serbinë janë gruri e mielli./Kosovapress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here