Shqipëri: Sot festohet 74-vjetori i Çlirimit të vendit

0

Sot festohet 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Në kujtim të 29-Nëntorit gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe në rrethe.

Kjo festë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm do të organizojnë një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Kur kanë kaluar plot 74-vite nga 29 nëntori 1944, që është dita e çlirimit, ende politika shqiptare vazhdon të jetë e ndarë. Të djathtët njohin si datë çlirimi 28 nëntorin, dhe këtë ditë e festojnë bashkë me shpalljen e Pavarësisë, ndërsa të majtët 29 nëntorin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here