Shqipëri: Plumba ndaj një veture me targa të Beogradit

0

Një automjet është qëlluar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Makina, një Golf 4 me targa serbe, siç transmeton MAPO, u gjet rreth orës 5 anës rrugës, ngjitur me disa biznese.

Plumbat e kanë përshkuar në të gjitha anët, ndërsa është e paqartë dinamika e ngjarjes.

Ekspertët e policisë thanë se makina nuk ka njolla gjaku brenda.

Policia nuk ka mundur të identifikojë pronarin e saj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autovetura mund të jetë qëlluar në një vend tjetër kur ka qenë e parkuar dhe pa njerëz brenda.

Në vendin ku u gjet ajo, nuk ka as gëzhoja plumbash.

Por nuk përjashtohet mundësia që të shtënat kanë ndodhur kur ajo ka qenë në lëvizje dhe që drejtuesi i saj t’u këtë shpëtuar plumbave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here