Shqipëri: Kryetarja e KQZ-së: Zgjedhjet, test i rëndësishëm

0

Kryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Lefterije Luzi, ka votuar e para ndër përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore, kanë raportuar mediat shqiptare sot në orët e mëngjesit. Nga Akademia e Arteve ku ushtroi të drejtën e saj si qytetare, Luzi bëri thirrje për pjesmarrje masive në votime.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të shkojnë të gjithë pranë qëndrave të votimit sepse këto zgjedhje janë testi i radhës së Shqipërisë. U bëj thirrje dhe grave të cilat duhet të jenë sot pjesë e votimit edhe për një arsye më shumë për shkak se përfaqësimi i tyre në këshillat bashkiak do jenë 50%. U bëj thirrje edhe votuesve për herë të parë që kësaj radhe do jenë pjesë e proçesit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, – ka theksuar Luzi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here