Shqipdona Gashi, mes modelizmit dhe muzikës

0

Shqipdona Gashi e sheh veten mes modelizmit dhe muzikës. Janë të dyja këto fusha, të cilave ajo ua dedikon përkushtimin e saj. Në një intervistë ajo tregon se energjia e saj është e koncentruar në synimet e saj, për t’u bërë ajo që do konform vizionit të saj për veten. Gashi ka marrë pjesë nëpër evenimente vendore në fushën e bukurisë dhe është përzgjedhur në Top 15-she, duke marrë çmimin “Miss Face Beauty of Kosovo 2015”, me mundësi përfaqësimi të Kosovës në gara bukurie jashtë vendit.  Ajo ndihet mirë në Prishtinë dhe thotë se njerëzit e Kosovës janë ana e mirë e këtij vendi.

Kush është Shqipdona jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Shqipdona është një vajzë njëzet vjeçare, studion Gjuhën angleze dhe punon në Px-in American në bazën e KFOR-it në Prishtinë.

Pse zgjodhët të studioni për Gjuhë Angleze?

Që nga mosha e fëmijërisë gjuhët e huaja më kanë pëlqyer shumë, por Gjuhën angleze e kam veçuar më së shumti dhe për këtë arsye vendosa të studioj këtë gjuhë.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Nuk kam ndonjë idol që më frymëzon në profesionin tim.

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Në këtë fushë mund të them se suksesi im më i madh deri më tani ishte se për herë të parë që mora pjesë në event bukurie unë u zgjodha në Top 15-she dhe mora çmimin “Miss Face Beauty of Kosovo 2015”, ku do ta përfaqësoj Kosovën në gara bukurie jashtë vendit.

Çfarë synoni të arrini?

Unë synoj të bëhem modele po gjithashtu edhe këngtare me famë botërore.

 A do ta ndërronit Prishtinën me një qytet tjetër?

Jo, nuk do ta ndërroja Prishtinën asnjëherë me asnjë qytet tjetër.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Po i kushtoj kohë zakonisht kur jam e lirë dhe libri fundit që kam lexuar është libri “Vrasja me Trëndafila të Kuq” nga Mary Higgins Clark.

Çfarë nuk iu pëlqen në Kosovë dhe për çfarë e doni Kosovën?

Unë mendoj se Kosova si çdo shtet tjeter ka të mirat dhe të këqijat e veta. E mira e Kosovës jemi ne vetë njerëzit që e karakterizojmë Kosovën me bukuri dhe talente të ndryshme.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Një mashkull serioz, i sinqertë, i bukur dhe sigurisht një person që më do vetëm mua dhe më kupton në çdo hap të jetës.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Nuk kam ndonjë plan të caktuar veç se mund të them se pretendoj të arrij synimet që kam.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here