Shqetësohet nëna e kryeministrit grek:”Alexis nuk han,nuk flen…”

0

Kryeministri grek Alexis Tsipras,i cili po mundohet në çdo mënyrë të shpëtojë Greqinë që të dalë nga eurozona,”nuk han,nuk pin dhe nuk flen më”-shfaq shqetësimet e saj nëna e tij në një intervistë të së shtunes.”Ai është keq …,nuk han,nuk pinë, nuk flen.Por unë e arësyetojë sepse ai ka një detyrë që populli grek i ka besuar”-thotë Aristi Tsipras,73 vjeçare,nëna e kryeministrit Tsipras,në intervistën dhënë gazetës “Parapolitika”të Greqisë.”Rrallë e shoh.Nuk ka kohë as për fëmijët e tij,e lëre më për mua.Rruga e tij është Aeroport-Parlament dhe anasjelltas.Kur flasim me të s’kam çka t’i them tjetër:bëje punën tënde por kujdes edhe veten”,thotë nëna e kryeministrit 40 vjeçar që prej marrjes së detyrës kishte një mision për shpëtimin e Greqisë nga kollapsi-transmeton agjensia Belga./PortaliOnline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here