SHPK kërkon të shqyrtohet kredibiliteti i anëtarit të KPK-së, Florent Muçaj

0

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës(SHPK) në një shkresë drejtuar kreut të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha ka adresuar shqetësimet e prokurorëve “me disa rrjedha në Këshillin Prokurorial të Kosovës”. Çështja e SMS-ve të pranuar nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Florent Muçaj, gjatë njërës nga mbledhjet e Këshillit Prokurorial ka qenë shqetësimi kryesor. Në muajin Shkurt 2015, Muçaj sipas këtij njoftimi ka adresuar SMS me përmbajtje të karakterit diskreditues për anëtarin tjetër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sevdije Morina. Një çështje tjetër ka qenë “çështja e mediatizimit të situatës, ku prokurorja e shtetit,Laura Pula, kishte dhënë propozimin e saj për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, për të dënuarin Elez Hoxha”. Këshilli Drejtues i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ka dalë me qëndrim që në raport me anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Florent Muçaj, të shqyrtohet kredibiliteti i tij, “në drejtim të faktit se i njëjti me ato sjellje sa i përket SMS-ve të pranuar, me përmbajtje të karakterit diskreditues në dëm të anëtarit tjetër të këtij këshilli, a e komprometon sistemin prokurorial dhe a paraqet denjësisht interesat e shoqërisë civile prej nga është deleguar”. Shoqata ka kërkuar poashtu që në raport me prokuroren e shtetit, Laura Pula, lidhur me propozimin e saj të dhënë për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, për të dënuarin Elez Hoxha, të analizohet dhe shqyrtohet e tërë situata e krijuar mediatike, në mënyrë që në të ardhmen mos të vihet në situata të këtilla,”ngase do të rrënohej imazhi i sistemit prokurorial, si dhe do të humbej besimi i publikut në këtë sistem prokurorial, krejt këtë me qëllim të mbrojtjes së sistemit prokurorial”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here