Shpëtohen nga mbytja disa persona në Shëlngjin, shikoni si i nxjerrin nga uji pushuesit (Video)

0

Disa persona kanë qenë në rrezik për jetën ditën e sotme në Shëngjin. Siç duket në videon e ardhur në redaksinë e gazetës Shqip, teksa laheshin, moti me shi dhe erë të fortë bëri që dallgët e detit të egërsoheshin dhe të vinin në rrezik jetën e saj qytetarëve.

Këtu, kanë hyrë në ‘lojë’ pushuesit e tjerë. Ata janë kapuar me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar një ‘litar shpëtimi’ duke nxjerrë nga uji personat që ndodheshin aty./Gazeta Shqip

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here