Shpërthimet e fuqishme të bombave të Zaevit sollën lëkundje të mëdha

0

ADELINA BELULI

Shpërthimet e fuqishme të bombave të Zaevit sollën lëkundje të mëdha, shkaktuan pakënaqësi tek masa e popullit, zbuluan “drejtimin evropian” të vendit tonë, e ndriçuan “qeverisjen kualitative” të partnerëve qeverisës (të vërtetuar edhe me fjalët e ministrit Ademi në kongresin partiak të VMRO-së të mbajtur në Kumanovë më 2 maj), e vunë në pah edhe masën disiplinore të Jankulovskës ndaj popullit shqiptar duke na kap për veshi, duke na bërë indianë e budallenj, madje edhe duke menduar që të na shfaros brenda një ore.

Të gjitha shpërthimet e deri më tanishme shkaktuan lëkundje edhe tek partnerët e kualicionit, por jo tek shqiptarët të cilët u fyen, u nënçmuan, nuk u llogariten si pjesëtarë të këtij shteti, por tek pala maqedonase (partia e L. Popovskës), tek ata që konstatuan se e ashtuquajtura qeverisje demokratike e këtij shteti demokratik kishte qenë një maskë e diktatures moderne të një shtet autoritar. Ky kaos politik që nga fillimi e në vazhdimësi u përcollë me protesta të qytetarëve, pa dallime të nacionalitetit apo përkatësisë fetare, me kërkesën e vetme për dorëheqjen e kryeministrit të vendit , cili për ta amortizuar deri diku revoltën e qytetarëve vendos të bëj ndryshime kadrovike në kabinetin e tij me ndërrimin e dy apo tre emrave, por njëherit edhe duke u arsyetuar para faktorit të jashtëm se i hoqëm ministrat problematik.

Në gjithë këtë rrëmujë liderët e dy partive më të mëdha shqiptare mbeten të patrembur, të palëkundër, sikur veshët e tyre të mos dëgjojnë e sytë të mos shohin, ato madje ishin aq indiferentë edhe ndaj ngjarjes së Kumanovës më 9 maj, për të cilën të gjithë mediat dhe vendet evropiane kishin dhe kanë kërkesën e vetme të zbardhjes së saj se çfarë në të vërtetë ndodhi. Por, partitë tona (dy partitë më të mëdha) në këtë kohë u strukën, heshtën, si dhe u bënë të pakapshëm për një kohë që më pas të shfaqen me ca llomotitje që as për to nuk janë të besueshme, e mos të flasim për popullin, mbi korrizin e të cilit bie gjithçka.

Kjo rrëmujë është si rezultat i një menaxhimi të njëanshëm të shtetit, madje të anshëm edhe brenda bllokut maqedonas, dhe ky mosmenaxhim i mirë doli në dritë fal liderit opozitar Zoran Zaevit, tek i cili u mbështet pjesa dërmuese e popullatës së vendit, por shqiptarët në këtë rast mbetën në mes dy zjarreve, në mes braktisjes nga liderët e tyre dhe zgjatjes së dorës nga lideri opozitar maqedonas. Po të mbështeten prap në këto liderë do e ndjejnë përsëri tradhëtinë e premtimeve elektorale, po të kapen për dorën e zgjatur nga Zaev do shpallen “tradhëtarë” dhe e gjithë kjo i përgjigjet fjalës popullore “hyp se të vrava, zbrit se të vrava”. .

Neve dikush një ditë do na vrasë, po cili nuk e dimë ende, nëna e keqe apo njerka e mirë, koha do të tregojë, por ekziston mundësia që fëmijët jetim të rriten vetë, ta marrin fatin e tyre në duar dhe të dënojnë gjithë ata që në emër të patriotizmit e lirisë na humbën një jetë të tërë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here