Shpërthim në një ndërtesë në Prishtinë

0

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një ndërtesë në Prishtinë, në rrugën “Shaqir Grishta” në lagjen Mati 1, rreth orës 20:00.

Banorët e lagjes i kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një ndërtese tash vonë të ndërtuar dhe se ata dyshojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e keqinstalimit të rrymës elektrike, raporton Klan Kosova.

Njoftohet se të lënduar nuk ka pasur, por disa familje është dashur të evakuohen pasi që pas shpërthimit është përhapur tym i madh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur shpejtë në vendin e ngjarjes duke arritur ta stabilizojnë gjendjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here