Shpërthim i fuqishëm në Beograd

0

Një shpërthim i fuqishëm ka shpërtheur sot pasdite në Beograd.

Shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit të autobusit dhe disa kafeneve, në lagjen Banov Brdo, transmeton TetovaSot.

Mediat serbe kanë raportuar se nën automjetin “BMW” ishte vendosur një mjet shpërthyes, që mesiguri ishte shpërthyer nga distanca me telekomandë.

Nga shpërthimi është plagosur rëndë shoferi i makinës “BMW” dhe është në gjendje kritike si dhe një kalimtar.

Disa media serbe jozyrtarisht shkruajnë se shoferi i BMW është Vladimir Karan (46), një person me rekord dosje kriminale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here