Shpërthen ironia ndaj Agim Bahtirit

0

Ka shpërthyer ironia në internet ndaj Agim Bahtirit, kryetarit të Mitrovicës, pas deklarimit të tij se do të marrë vullnetarë, për të zëvendësuar mësimdhënësit, në rast se greva në arsim vazhdon në Mitrovicë të hënën e radhës.

” KONKURS 
Kryetari i Komunës së dy Mitrovicave Agim Bahtiri shpallë konkurs për vendet e lira:
– 23.000 mësimdhēnës të gjitha profileve
Kushtet
– Të gjithë të interesuarit duhet të jenë të mbushur vrerë ndaj mësimdhënësve të sotëm
– Të jenë të gatshëm të edukojnë apo durojnë të paedukuarit
– Të zënë njërin nga tre vendet e para në PISA
– Të ulen-rrijnë ku t’u themi ne
– Dhe çdo gjë që u servohet t’a pranojnë, madje edhe pasulin e para një jave e këpurdhat e prishura
– Intervistat kryhen te Ura e Ibrit, kryetare e komisionit është Shakira
– Kandidatët që pranohen, do të shpërndahen anë e kënd Vendit.
Konkursi mbetet i hapur 12.orë, sepse 12.00 orët tjera, bëhet shpërndarja e mesimdhënësve! “, thuhet në një postim të shpërndarë në një faqe të mësimdhënësve kosovarë në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here