Shpërthen Blerim Kuçi, “Sokol Dobruna është lopë plakë”

0

Blerim Kuçi, ish kryetar i Komunës së Suharekës, dhe njëri nga krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka quajtur të patolerueshme në “Klan Kosova” adresimet e Sokol Dobrunës për dënimin e tij me pushkatim. “Sokoli është lopë, Sokoli është lopë e plakur”, është shprehur Kuçi. “Familja ime tradicionalisht ka punuar për Shqipëri e shqiptari”, është deklaruar Kuçi.  Sokol Dobruna, ish kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së disa herë ka deklaruar publikisht se e ka dënuar personalisht me vdekje për shkak të dezertimit nga lufta Blerim Kuçin, sipas ligjeve të luftës. Deri tani Kuçi ka heshtur rreth këtyre adresimeve, ndërkohë që ka shpërthyer në emisionin e “Klan Kosovës”. Blerim Kuçi njihet si njëri nga themeluesit e UÇK-së në rrethinën e Suharekës, ndërkohë që gjatë luftës ishte arrestuar nga vet forcat e UÇK-së, periudhë për të cilën është deklaruar Sokol Dobruna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here