Në prill KAS vendos për ndeshjen Serbi – Shqipëri

0

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) pritet të vendos gjatë këtij muaji për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të vendimit që do marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS), në Lozanë, më datë 17 prill, raporton Panorama Sport.

Pretendimet e kuqezinjve janë për të fituar takimin në tavolinë, pas akteve të dhunës që pësuan futbollistët në fushë, si nga lojtarët, ashtu edhe nga tifozët apo rojet e sigurisë kundërshtare.

Vendimi i KAS-it mbart edhe një rëndësi shumë të madhe për shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar.

Nëse Kas i jep fitoren në tavolinë Shqipërisë, atëherë kjo e fundit do të bëhet liderë e Grupit I me 10 pikë të tubuara, një më shumë sesa Portugalia.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here