Shpërthejnë protesta të dhunëshme në Frankfurt të GJermanisë

0

Ndërtimi i selisë së re të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt ka nxjerrë në rrugë protestues të shumtë të dhunshëm që kanë kthyer në flakë rrugët e këtij qyteti.

Nga fotografitë e para që mediet në europë janë duke prezantuar shihet se situata ka eskaluar dhe se protestuesit po shfaqin dhunë duke djegur goma makinash, makina të policisë ku kanë shkaktuar një kaos në qytet.

Protestuesit raportohet të jenë në numër rreth 4500. 3 mijë nga lëvizja Blockupy dhe 1500 të tjerë qytetarë të tjerë dhe kanë paralizuar qendrën financiare të Gjermanisë, dhe më pas situata degjeneroi në përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Të gjithë së bashku fajësojnë institucionin financiar për krizën që ka përfshirë vendet europiane, si Greqia apo edhe Spanja.

Ndaj protestuesve policia dhe forcat speciale kanë nisur të përdorin pompa uji, spraj djegës dhe mjete të tjera për të parandaluar turmën që thyente dyer e dritare të Bankës Qendrore europiane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here