Shpend Ahmeti:”Të nderuar qytetarë,besoj që po e kuptoni madhësinë e krimit në Prishtinë …”

0

Pas ngritjes së aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj 10 personave nën akuzën se për ndërtime të paligjëshme,reagon edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.”Besoj te nderuar bashkeqytetare qe po e kuptoni madhesine e krimit ne Prishtine“-thotë ndër të tjera kryetari Ahmeti.

Lexojeni reagimin e tij të plotë:

“Me ne fund! Pas hetimeve te prokurorise per 49 dosjet e para te derguara, prokuroria ngrit aktakuze ku thote se perfitimet e 10 zyrtareve kane qene 28 milion euro. Ku kane shkuar ato para? Kush i ka marr ato prona? Keto jane vetem per 49 ndertesa, e ne Prishtine jane 46 mije ndertime pa leje. Besoj te nderuar bashkeqytetare qe po e kuptoni madhesine e krimit ne Prishtine. Po e kuptoni madhesine e interesave qe ende po luftojne ta sulmojne urbanizmin edhe pas ketyre 18 muajve. Kete nuk e kemi bere per inat te partive tjera apo per inat te ndonje individi, por per te luftuar korrupcionin qe e ka ngrene shtetin tone. Sigurisht se do te jete proces i gjate por uroj qe kjo te jete fillimi i nje gjyqesori tjeter. E di qe shume kemi fol per keto dosje e jemi interpretuar se po nderhyjme por pa hetime te tilla, te korruptuarit kurre nuk do te frigohen”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here