Shpend Ahmeti:Policia dhe Prokuroria do ta kuptojnë se LDK ja po i keqpërdor

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u është kundërpërgjigjur asamblistëve të LDK-së, të cilët ia kanë kërkuar dorëheqjen për shkak të protestës, e cila është mbajtur të martën në kryeqytet.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se të gjithë qytetarët e Prishtinës do t’i marrin vesh keqpërdorimet që kanë bërë njerëzit e LDK-së. “Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës paskan kërkuar dorëheqjen time për shkak të ‘arrestimit tim si protestues i pandërgjegjshëm’. E kam ditë që për ta fshehur të kaluarën dhe të tashmen e tyre, disa individë janë të gatshëm në gjithçka por me arrestuar e me rreh kundërshtarë politikë e mandej me të akuzuar për arrestimit e rrahjen, këtë vetëm këta individë mund ta mendojnë ta bëjnë. Në mbledhjen e fundit Sami Hamiti u paska thënë këshilltarëve se do t’ia tregojë vendin Shpendit. Sami Hamitëve ju themi se e vërteta po kuptohet dita-ditës. Prej keqpërdorimeve në shesh e deri te tokat në Butofc. Do të kuptohen këto nga qytetarët e Prishtinës e krejt Kosovës. E mandej nuk do të mund t’i përdorni as policinë e as prokurorinë, sepse do ta kuptojnë edhe ata se nga kush po keqpërdoren”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here