Shpend Ahmeti nuk u pajtua që Blerand Stavileci të shpallet “Punëtori Sportiv i Vitit”

0

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ka pranuar që Blerand Stavileci të shpallët ‘Punëtori Sportiv i Vitit’, çmim që ndahet nga Komuna e Prishtinës.

Ai nuk e ka njohur vendimin e komisionit për shpalljen e sportistëve më të mirë të vitit dhe ka thënë se në rast që nuk ndryshon vendimi, ai vet nuk do të marr pjesë në ceremoni.

Gazeta Express ka siguruar dokumentet ku kryetari Ahmeti nuk e ka njohur vendimin e Komisionit Vlerësues që ‘Punëtori Sportiv i Vitit’ të shpallet kryetari i KB Sigal Prishtinës, Blerand Stavelicei, që njëherit është edhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, rivalit më të madh të Vetëvendosjes.

Kjo mund të ketë ndërlidhje me vezët që pak ditë më parë u hodhën nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të ministrit Stavileci, por Ahmeti vendimin e tij e mbron me pretekstin se Stavileci po e dëmton qytetaret e Prishtinës, ndërsa në vend të tij komisioni është dashur të zgjedh Drejtorin Sportiv të kësaj skuadre, Florian Miftari.

Anëtarët e Komisionit janë vënë në telashe të mëdha nga qëndrimit i kryetarit Ahmeti por në fund e kanë ndryshuar vendimin.

Më poshtë mund të shihni korrespodencat ndërmjet kryesueses së Komisionit vlerësues, Elvira Dushku dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti të siguruara nga gazeta Express:

1

2

3

4

5

6

7

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here