Shpend Ahmeti: Nuk shpërndava thashetheme që Lirak Çelaj u nda nga gruaja

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar ndaj akuzave që ia ka bërë shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal, Lirak Çelaj, duke akuzuar Ahmetin po përhap dezinformata në media për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

Ahmeti ka thënë për Indeksonline se akuza e Çelajt është e pabesueshme.

“Kjo qenka e pabesueshme. Unë as që po e di çka është lajmi”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti më tej ka thënë se jeta private është jetë private dhe ai ka punë më të rëndësishme.

“Jeta private është jetë private. Liraku sigurisht e dinë qe kam punë shumë më të rëndësishme se me u marr me jetën e tij private. I uroj suksese ne jetën e tij”, ka thënë Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here