Shpend Ahmeti nuk fton kryeministrin e Kosovës në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit sot në Prishtinë. Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Indeksonline mbrëmë ka raportuar se në ftesat e përgatitura nga Komuna e Prishtinës nuk figuronte askund emri i Isa Mustafës as për të mbajtur fjalim e as i ftuar. Jo vetëm Isa Mustafa, por në ceremoni nuk ishte i ftuar askush nga Qeveria e Kosovës, që duket absurde.

Indeksonline mëson se kryeministri Mustafa nuk ka marrë pjesë në ceremoni pasi që kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk kishte paraparë asnjë fjalë rasti për të e as për askënd nga Qeveria e Kosovës, por vetëm fjalimin nga kryeministri Edi Rama dhe personalitete tjera nga Shqipëria.

Mirëpo, Ahmeti si organizator i kësaj ceremonie, sipas protokollit të shtetit është dashur të ftojë dhe t’ia jap fjalën homologut të mysafirit, e që në këtë rast ishte Edi Rama.

Indeksonline po ashtu mëson se edhe Isa Mustafa edhe Hashim Thaçi kanë qenë në Prishtinë dhe nuk janë ftuar, derisa kryeministri Rama i takuar sot ndaras të dy.

“Edi Rama e ka mirëkuptuar edhe Isa Mustafën edhe Hashim Thaçin që nuk ishte të pranishëm në ceremoni, sepse ishin të injoruar me tendecë nga Shpend Ahmeti”, ka thënë një burim i portalit tonë.

Fjalim sot ishte paraparë të mbajë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, mirëpo ajo nuk ka arritur të jetë e pranishme pasi që nuk ka mbërritur në Prishtinë nga Amani, atje ku vizitoi Mbretërinë e Jordanisë. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here