Shpend Ahmeti: “Isa Mustafën nuk do ta shpëtojnë shpifjet përmes Sami Hamitit”

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së së Prishtinës për akuzat se ka dështuar në Prishtinë.

“Isa Mustafa e paska udhëzuar Sami Hamitin me grupin të lëshojnë komunikatë me plotë të pavërteta për mua dhe qeverisjen në Prishtinë. Nuk është çudi më kjo qasje. Për Isa Mustafën më problem është Prishtina dhe qeverisja e Vetëvendosjes se sa strukturat paralele të Serbisë. As kjo nuk është çudi më.

Sivjet ka humb vende të punës, kanë ik mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova, ka pas skandal pas skandali. Shpifjet ndaj VV në Prishtinë përmes Sami Hamitit nuk do ta shpëtojnë nga rënia e lirë.

Dorëheqja nuk mjafton!”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here