Shpend Ahmeti i përgjigjet Isa Mustafës për fjalët se Vetëvendosje nuk fiton

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për ato që i ka thënë për subjektin ku është edhe i pari i kryeqytetit.

“Kryeministri në ikje i Kosovës Isa Mustafa paska deklaruar se Vetëvendosje nuk do të fitojë zgjedhje në Kosovë, dhe se qeverisja në Prishtinë dëshmon se Vetëvendosje nuk di të qeverisë.

Më kujtohet deklarata e tij se Prishtinën e fiton me duar në xhepa. Standardet e qeverisjes së Isa Mustafës janë të kundërta me ato të Vetëvendosje.

Për dy vjet ne kemi ndalur ndërtimet pa leje (46 mijë në kohën e tyre), kemi ndalur korrupsionin, nuk i kemi dhënë tendera djemve, nuk kemi punësurar dhëndër e balldëska, kemi përmirësuar shërbimet në administratë, arsim e shëndetësi, kemi liruar hapësira publike, kemi punuar sinqertë, me mund, pastërti e drejtësi. Kemi hapur vende të reja të punës.

Atë ditë kur Isa Mustafa të thotë se kemi qeveris mirë, atëherë ne do ta dijmë se kemi gabuar.

Me duar në xhepa nuk qeveriset. Një njeri që i ka humbur tri palë zgjedhje nuk mund ta ketë legjitimitetin të tregojë se kush do të fitojë”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here