Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu me kërkesë për Isa Mustafën pas vendimit të Kushtetueses

0

Krerët e Komunës së Prishtinës nga lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, kanë thënë se tashmë nuk mjafton dorëheqja e Isa Mustafës nga pozita e kryeministrit pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ka pjesë të Marrëveshjes së Asociacionit për Komunat Serbe që bijnë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Asociacioni në kundërshtim me Kushtetutën. Ata deputetë që e kanë ndalë me çdo kusht kanë pas të drejtë sepse paskan qenë në mbrojtje të kushtetutës. Ata janë sot në burg e kriminelët e korruptuar jashtë.

Dorëheqja nuk mjafton!”, ka shkruar Ahmeti.

“Isa Mustafa eshte kryetari i komunes qe ka lejuar shkaterrimin e kryeqytetit.

Isa Mustafa eshte kryeministri qe ka tejkaluar autorizimet kushtetuese.

Doreheqje e menjehershme dhe asgje tjeter”, ka shkruar Sejdiu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here