Shpend Ahmeti del në krah të Stupcave

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë në krah të Stupcave për humorin e fundit.

“Si artistë stupcat kanë arritur qëllimin. Kanë gjeneruar debat të paparë me skeqet e tyre e që pa marr parasysh se a pajtoheni apo jo me skeqet e tyre, është sukses i jashtëzakonshëm.

Jam subjektiv sepse i kam miq, por kjo nuk i ka ndalur asnjëherë as në kritika ndaj neve. Prandaj i respektoj sepse e dijnë shumë mirë çka flasin qytetarët.

Por reagimi i tyre i fundit më bën ti respektoj edhe më shumë. Ata nuk jane zmbrapsur nga sulmet që i kanë marr. Përkundrazi po citoj:

“…Do ishte mallkim, sikurse është mallkim që nën emrin dhe petkun e luftës sonë të shenjtë të fshihen profiterë dhe matrapazë të caktuar siç ishin personazhet në skeçin tonë.

Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat.

Kjo shtëpi, ky shtet duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën.”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here