Shpen Ahmeti, Isa Mustafës: “Mund të jetohet edhe pa juve “

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili është nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se mund të jetohet edhe pa juve, në kuptim të Qeverisë. Kjo pas deklaratës së Mustafës se mund të jetohet edhe pa liberalizim të vizave, raporton portali Online.

“Isa Mustafa paska thënë se mund të jetojmë edhe pa liberalizim. E vërtetë.

Mund të jetojmë edhe pa marrëveshjen për demarkacion.
Mund të jetojmë edhe pa Zajednicën.
Mund të jetojmë edhe pa korrupsion.

Mund të jetojmë edhe pa juve në qeveri.

Në fakt kjo e fundit është jo mundësi por domosdoshmëri”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here