Shpella e Bozhurit në Drenoc të Malishevës, në trajtesën e gjeografit Bedri Krasniqi

0

“Shpella e Bozhurit gjendet në perëndim të fshatit Drenovc, tek vendi i quajtur Bozhur, emër me të cilën quhet edhe hapsira për rreth, në bazë të lulës endemike Bozhurit( Peonia decora ). Edhe vet shpellën vendasit e quajnë me këtë emër duke ju referuar hapsirës përreth”.

Kështu shkruan mësimdhënësi i Gjografisë Bedri Krasniqi nga Malisheva sa i takon Shpellës në Drenoc, në kuadër të punimit të tij për shpellat në këtë komunë.

“Shpella gjendet në lartësin apsolute 514 m. Hyrja e shpellës është e ekspozuar nga verilindja, kurse kanali shkon në drejtim të perëndimit.

Hyrja e shpellës është e ekspozuar nga verilindja, kurse kanali shkon në drejtim të perëndimit. Shpella e Bozhurit është shpellë e vogël për nga gjatësia vetëm 14 m, kurse lartësia maksimale është 2.5 m, e me një gjerësi maksimale 5 m. Shpella e Bozhurit sa i përket aktivitetit   nuk është  aktive, është shpellë  pasive.

Kështu që në hapësirat e kanalit të shpellës nuk hasim në dekorime speleologjike ndoshta për shkak të afërsisë me sipërfaqen, ajrosja që bëhet dhe aktiviteti kimik është i ulët”, ka shkruar Krasniqi.

 

New Picture

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here