Shpat Zeka i artë në Sarajevë

0

Pas dy medaljeve të argjendta të fituara dje nga Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha në Kupën e Evropës në xhudo për juniorë, Kosova sot i ka fituar edhe dy medalje tjera. Suksesin më të madh e ka arritur Shpat Zeka, i cili u stolis me medaljen e artë.

Xhudisti pejan, në kategorinë -100 kilogramë, në finale e mposhti polakun Iwo Baraniewski.  Ndërkohë, xhudistja Laura Fazliu, në kategorinë 63 kilogramë,  e fitoi medaljen e bronztë përmes repasazhit, pasi në luftën për medalje e mposhti malazezen Mirjana Milic.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here