Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së: Gjykata Speciale nuk kalon

0
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së nesër do të protestojnë sërish për ta kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Përfaqësuesve e këtyre shoqatave, në një konferencë u kanë bërë thirrje edhe njëherë përfaqësuesve të popullit që të mos e përkrahin këtë gjykatë, transmeton Epoka e re.
Ata kanë treguar se grumbullimi i protestuesve do të fillojë nga orën 9:30 në sheshin “Skënderbe”.
Sekretar i Organizatës se Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se burimet e këtyre shoqatave thonë se themelimi i kësaj gjykate do të dështojë. “Ne jemi të bindur se nuk do të votohet Gjykata Speciale, sepse edhe ne kemi informacionin nga deputetë që nuk do të mund të arrihet dy të treta e votave”, ka thënë Klinaku.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka deklaruar nëse Kuvendi i Kosovës nuk i voton ndryshimet kushtetuese, atëherë kjo gjykatë nuk do të mund të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ngase kjo organizatë nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Ai ka bërë me dije se protesta do të jetë e qetë, por nuk ka treguar se sa do të zgjasë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here