Shoqata serbe thotë pyeteni Haradinajn ku janë serbët e zhdukur

0

Shoqata e familjeve serbe të viktimave në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000, ia ka dërguar shefit të EULEX-it Gabriele Meuccit listën me emrat e 318 civilëve, për të cilët shoqata pretendon se janë rrëmbyer në Kosovë.
Po ashtu janë dorëzuar edhe regjistri me emrat e shqiptarëve të dyshimtë për krime ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve njofton gazeta serbe “Vesti” në artikullin e saj të sotëm me titull “Pyeteni Haradinajn ku janë serbët e zhdukur”.
Regjistri, thuhet në këtë raport, është bërë në bazë të deklaratave që dëshmitarët ia kanë dhënë kësaj shoqate menjëherë pas luftës.
Në këtë listë, siç thotë “Vesti”, gjenden emra më pak të njohur, por edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Naser Kelmendi, i njohur për procesin gjyqësor të ndërlidhur me trafikim droge.
Shoqata në fakt mendon se lista e veteranëve të UÇK-së e publikuar këto ditë nga Qeveria e Kosovës, mund të shërbej si pikënisje për zbulimin e atyre që sipas saj i kanë kryer krimet mbi 318 civilë serbë.
Shoqata ka theksuar se këto lista i janë dorëzuar KFOR-it, Tribunalit të Hagës ( ish – kryeprokurores Karla del Ponte), UNMIK-ut, Prokurorisë serbe për krime lufte etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here