Shoqata “Jakova”-Gjakovë përkujton ish presidentin amerikan Woodrow Wilson

0

Sot bëhen 95 vite nga vdekja e z.Woodrow WILSON, president i 28 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut të madh të popullit shqiptar.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e tij për qenien shqiptare Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” në Gjakovë sot organizon një AKADEMI përkujtuese.

Akademia sipas njoftimit të shoqatës do të mbahët në lokalin “MIRAGE” në CENTER MALL me 03  shkurt 2019 në ora 12:00!

Janë ftuar: përfaqësues të ambasadës, qytetarë, subjektet politike dhe mediat… “që në shenjë mirënjohjeje ti bëjmë nderime këtij burrështetasi me merita të veqanta për ne shqiptaret!” ka njoftuar Prof. Dr. Ruzhdi SEFA, kryetar i Shoqatës.

Axhenda e Akademisë:

1.    Hapja e Akademisë

2.    Ekzekutimi me flautë i Himnit të SHBA

3.    Një minutë në nderim të presidentit

4.  Kumtesa:”Aktivitetet proshqiptare për ndikim në politiken e Woodrow Wilssonit”

5.    Koktej rasti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here