Shoqata e dalura nga lufta protestuan derisa morën lajmin për shtyrje të seancës

0

Shoqatat e dalura nga lufta e kanë mbajtur sot protestën e tyre në kundërshtim të themelimit të Gjykatës Speciale. Para objektit të Parlamentit të Republikës së Kosovës janë tubuar një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këtyre shoqatave të cilët i ka mbështetur edhe Lëvizja VETËVENDOSJE. Smajl Elezaj, kryetar i OVL të UÇK-së ka thënë se arrestimet e pjestarëve të UÇK-së i gëzojnë vetëm kriminelët që vet do të duhej të ishin të arrestuar për gjenoncidin ndaj popullit tonë. Xhavit Jashari, kreu i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve ka tërhequr vërejtjen se vota eventuale për Gjykatën Speciale do të thoshte shkelje mbi gjakun e dëshmorëve. “Kjo gjykatë po bëhet në adresë të gabuar, kjo gjykatë duhet të këtë adresë ndaj atyre që kanë bërë krime dhe dhunë. Ju bëj thirrje deputetëve që nëse votojnë një gjykatë të tillë shkelin mbi vlerat e luftës dhe gjakut të dëshmorëve”, ka thënë ai pak para se seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku parashihej votimi për Gjykatën Speciale të shtyhej. Thirrje për mospranimin e Gjykatës Speciale ka bërë edhe Selatin Novosella. Protestuesit janë shpërndarë pak pasi në Kuvendin e Kosovës është marrë vendim për shtyrjen e seancës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here