Shoferi përplaset jashtë rruge me veturë në Lloshkobare, vdes pasagjeri

0

Një shofer duke e drejtuar veturën e tij në Lloshkobare të Ferizajit nga pakujdesia e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rruge. Policia ka bërë me dije se me këtë rast ka marrë lëndime vdekjeprurëse pasagjeri, i gjinisë mashkullore që gjendej në veturë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Drejtuesi i veturës është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here