Shoferi i pasigurt në Klinë mbytë këmbësorin

0

Në Klinë ka ndodhur një aksident trafiku. Një shofer duke vozitur veturën në mënyrë të pasigurt i ka goditur dy këmbësor. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës ku njëri ka vdekur dhe tjetri është jashtë rrezikut për jetë. Trupi i pa jetë u është liruar familjarëve, ndërkaq shoferi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here