Shndërroi shpellën 800-vjeçare në shtëpinë e ëndrrave

0

Ditët kur njerëzit britanikë jetonin në errësirë dhe në shpella më lagështirë, janë zhdukur. Por, një ish-biznesmen  ka zgjedhur që të kthehet të jetojë në një shpellë 800-vjeçare.

37-vjeçarit Angelo Mastropietro, i janë dashur 8 muaj që të transformonte shpellën 800-vjeçare në një vilë të shekullit të XXI. Ajo është e kompletuar me të gjitha orenditë që i duhen një shtëpie, madje ka edhe wi-fi.

Në moshën 29-vjeçare, ai u diagnostifikua me “MS”, dhe që atëherë ai vendosi që të blejë shpellën.

“Është i vendosur në një vend të mrekullueshëm, të bën që të ndihesh mirë dhe është shumë relaksues. Ndërkohë që jam disa milje larg një lokali apo supermarketi, jam edhe 100 milje mbrapsht në histori”, është shprehur 37-vjeçari.

Ai është babai i dy fëmijëve, është kthyer në Britani në vitin 2010 pas një jetese të gjatë në Australi. Për herë të parë e ka vizituar shpellën në vitin 1999, kur së bashku me disa shokë kishin dalë për një xhiro me biçikletë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here