“Shkurti 2015”-hasen 9 shtetase shqiptare, dyshohet për prostitucion

0

PRISHTINË, 21 SHKURT – Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka realizuar operacionin policor sipas planit operativ ”Shkurti 2015” në rajonin e Ferizajt, ku janë kontrolluar tri (3) lokale (“MONTONA”, “ITALIA-M” DHE “DRILONI”). Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina ka bërë më dije sot se në lokacionet e kontrolluara mbrëmë janë hasur nëntë (9) punëtore, shtetase nga Republika e Shqipërisë, ku Departamenti për Migrim dhe të Huaj i PK-së dhe inspektoret e punës kanë ndërmarr masat e nevojshme ligjore lidhur me këto shtetase. Në lokalin “Driloni” është gjetur edhe një armë pa leje. Operacioni i cili është kryer në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe ATK-në sipas policisë “është kryer me sukses sipas planit të paraparë, me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale dhe verifikimit të informacioneve për viktima të mundshme të trafikimit apo mundësimit në prostitucion”, ndërsa “nga ana e inspektorëve të punës dhe atyre të ATK-së për çështje administrative janë shqiptuar gjoba përkatëse”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here