Shkurt e turbullt

0

BLERIM RRECAJ

Po marr shkas nga ca fjalë të shkëmbyera në Facebook diku nga ora dy e natës në stilin “rastësisht me dashje “ e po ia filloj një shkrimi a një të shkruare, ca rreshtave dhe kushedi se ku do të dalë… Ne që folëm e dijmë më së miri se për çka folëm, e nëse ju duhen pak më shumë shpjegime, komunikimi nisi pa prit’ e pa kujtu’ e zgjati pak me pyetje me “si je e si kalon”. Dhe ftesa e bashkëbiseduesit se nëse kam ndonjë gjë për të shkruar mundem t’i a dërgoj. Dhe përshëndetemi duke uruar për natë të mirë. Pak a shumë kjo ishte e tëra. Hë ç’thua për këtë farë gjysmë ideje, për këtë farë loje, gjysmë hajgaren e gjysmë përnjemendën e radhës që po tentoj t’ia filloj e pyes veten dhe ec e kuptoje gjuhën e heshtjes së vetvetes. Ti e di a ia vlen të shkarravitësh a llapuçitësh, sikur të thotë. Dhe ti si kundërpërgjigje mund të kujtosh shprehjen se çka po ta bëjka vetja nuk po ta bëjka askush. Sidoqoftë mund të flasësh për një temë të caktuar a të pacaktuar dhe sikur në krah mbart thasët e jetës tënde të kaluarën dhe të tashmen. Të ardhmen mund ta përfytyrosh ndonjëherë, ajo s’vjen kurrrë por shndërrohet në të tashme. Nuk qenka aq e lehtë por as e vështirë me hy llugave. Po mbase jam pikërisht në mbrendësi të një lluge të madhe dhe kërkimi i shtegdaljes nuk mungon.Shtegdaljes për ku? A po prej llugës de… Prej llugës në llugë… Prej llugës në fushë… Lojë fjalësh hesapi sa për ta bërë edhe më llugë. Nejse shkojmë tutje. Deri në fund të kësaj faqeje që që do e “mbush” siç mbushet një gotë ujë. P.sh., mund të flasim se si (për)jetojmënjë ditë e zakonshme me ngjarje, dromca e detaje, tik take e frymëmarrje. Sot ditë me diell në këtë ditë e gati dhjetëditëshit të këtij fundjanari. Po edhe ditë me përplot ngjarje, zhvillime , rrjedha edhe tash sikur atëherë udhëheqësia, Serbia, Trepça, s’besoj që ka nevojë me hy edhe më thellë, por këtë e përmenda mbase për të kujtuar se jam pjesë e kësaj kohe… Dhe tash pasi erdha deri këtu,te gjysma e faqebardhës në word , sërish ca pyetje për veten sikur edhe më lart. Po e lë këtë që shkrova njëherë përnjëherë dhe faleminderit për mundësinë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here