Shkup:shqiptarët e Maqedonisë nuk dalin në marshin në përkrahje të protestave të Prishtinës

0

Thirrja për të marshuar nga Çarshia e vjetër e Shkupit në drejtim të Ambasadës së Kosovës, në mbështetje të protestave në Prishtinë – për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të “Trepçës” – dështoi për arsye të interesimit të vogël të protestuesve.

Anëtari i Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe iniciator i kësaj proteste, Enes Neziri, për këtë arsye vendosi të qëndrojnë sheshin “Skenderbe” të Shkupit.

“Situata aktuale tregon se pavarësia e Kosovës nuk është një realitet i patjetërsueshëm, por ai mund të tjetërsohet lehtë kur një subjekt nuk është i pavarur”, tha Neziri.

Sipas tij, se shqiptarët e Maqedonisë janë të përçarë në disa parti politike, ndërsa thotë se për këtë organizim nuk është marrë mbështetje nga asnjë organizatë joqeveritare.

“Numri është i vogël, por rëndësi ka që ne po përçojmë mesazh autoriteteve të Kosovës që mos të ushtrohet dhunë mbi protestuesit”, u shpreh Neziri. /Anadolu Agency/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here