Shkup:Ky është polici që lëshoi vendin e punës dhe përkrahu protestuesit (video)

0

Zyrtari policor ka hapur rrethojnë përpara Qeverisë për demonstruesit që ata të mund të futen në oborrin e godinës Qeveritare dhe ka lëshuar vendin e punës. Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policinë deri sa po zgjat protesta e shkaktuar nga incizimet e publikuara sot nga opozita.

Protestuesit për momentin po gjenden përpara dyerve të Qeverisë, dhe shumë njerëz po kalojnë në pjesën e  oborrit të Qeverisë, të cilën po e mbron një kordon nga njësiti i “Speciallcave”.

Sipas informacioneve incidenti ndodhi kur 4-5 policë u vërsulën mbi vëllanë e  Martin Neshkovskit, Aleksandar i cili dëshiroi të futet brenda dhe të bisedojë me dikë nga Qeveria por u pengua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here