Shkon të lindë një fëmijë, doktorët i harrojnë celularin brenda në bark

0

Një grua nga Jordania ka rrëfyer se mjekët i kishin harruar një celular brenda në bark teksa asistonin në ardhjen në jetë të fëmijës së saj përmes ndërhyrjes cezariane. Hanan Mahmoud Abdul Karim solli në jetë një bebe të shëndetshme 4,8 kg përmes prerjes cezariane më 24 prill.
Gruaja kishte dalë nga spitali disa ditë më pas pasi e kishte marrë veten nga operacioni. Por jo shumë kohë më pas ajo nisi të ankohej nga dhimbje të forta stomaku, ndërsa familjarët vunë re se herë pas here barku i saj pësonte dridhje.
“Vajza ime pati dhimbje aq të forta sa nuk mund të lëvizte, – thotë nëna e 36-vjeçares. – E çova sërish në spitalin ku lindi fëmijën, por asgjë nuk u bë për të”.
Vetëm pasi e çuan në një spital tjetër, trajtimi me rreze x zbuloi se në barkun e gruas ndodhej një objekt i huaj, por i paspecifikuar, që u hoq menjëherë.
Çështja e 36 vjeçares u trajtua edhe në parlamentin jordanez, ku deputeti Salim Al Bataynah e cilësoi këtë një skandal për të cilin qeveria duhet të dorëhiqet. Por nga ana tjetër ministri jordanez i Shëndetësisë i ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se kjo është një histori e sajuar dhe e pabazuar në fakte./Gazeta Shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here