Shkon për të ngrënë në fast-food, i pastrehu gjen të bijën pas 20 vitesh

0

Një vajzë kishte 20 vjet që kërkonte babanë e saj, e shihte çdo ditë teksa kalonte pranë punës së saj, por nuk e dinte se kush ishte. Kjo është historia e Shoshannah Hensley dhe babai të saj, Brian Eugene Hensley.

23-vjeçarja nga Post Falls, Idaho kishte 20 vjet që kërkonte babanë. Ky i fundit ishte kthyer në një të pastrehë.

Për muaj me radhë ai kishte kaluar tek fast-food-i ku ajo punonte, por vetëm të dielën që kaloi Brian hyri brenda për të ngrënë diçka. Aty, vajza njohu babanë e saj.

Nga ai kishte pak kujtime, ishte fëmijë kur babai u largua nga shtëpia. Kur u rrit, Shoshannah nisi kërkimet për të gjetur babanë, por gjurmët e tij dukej se kishin humbur.

Ishte koha kur Brian Eugene ishte kthyer në një të pastrehë. E pikërisht ky fat i keq ishte edhe shpëtimi i tij. Të dielën që kaloi, ai hyri në një fast-food për të ngrënë një panine dhe për të paguar përdori kartën që disa pronarë amerikanë ua japin të pastrehëve, dhe paguajnë pak dollarë në muaj.

Por, ai nuk e dinte se aty mund të gjente edhe të bijën. Ka qenë vajza ajo që ka njohur të atin, pasi ka lexuar emrin e tij tek karta. E gati me lot në sy e ka pyetur për mbiemrin. “Eugene”, i është përgjigjur ai.

Babai që kishte kërkuar për 20 vjet ishte përballë saj. Historia e tyre ka marrë xhiron shumë shpejt në të gjitha televizionet lokale, kombëtare dhe falë rrjeteve sociale u përhap në të gjithë botën.

Tashmë, ata duhet te rikuperojnë të gjithë kohën e humbur. Shoshannah ka vendosur që ta largojë babanë nga rruga dhe do jetojë me të. Në një botë me histori të frikshme dhe të dhimbshme, nganjëherë historitë me fund të lumtur janë të nevojshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here