Shkon në 25 numri i të vdekurve të aeroplanit që u përplas në urë

0

PRISHTINË, 4 SHKURT – Numri i udhëtarëve të vdekur në aeroplanin e kompanisë “TransAsia Airways” i cili ishte përplasur sot në një urë afër kryeqytetit të Taiwanit, Tajpei ka shkuar në 25. Derisa në orët e mëngjesit kishte të dhëna për vdekjen e së paku 12 udhëtarëve rreth orës 16:00 BBC ka raportuar se ky numër është rritur në 25. Njoftohet se 15 njerëz janë nxjerrur të gjallë pas kësaj fatkeqësie ndërkaq 18 të tjerë janë ende të zhdukur. Sipas BBC në bordin e aeroplanit kanë qenë 58 udhëtarë, shumica nga ata turistë kinez.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here