Shkollimi ka vlerë për fëmijët, puna nuk është për ta!

0

VERËLINDA GASHI

Puna e fëmijëvë është mjaft e përhapur, përkundër faktit që ndalohet nga të gjitha Konventat ndërkombëtare. Shkaqet ekonomike të jetesës çdo ditë e më shumë po i shtynë fëmijet të dalin në rrugë për të punuar. Sipas një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 17% e popullit të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme. Fëmijët po lënë mbasdore shkollimin për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Edhe pse të vegjël në moshë një numër i madh i fëmijëve detyrohen të punojnë, prandaj shumë familje i lejojnë fëmijet e tyre të punojnë për arsye të kushteve të vështira të jetesës. Shumica e fëmijëve janë të angazhuar në sektor të ndryshëm si: shitës, ndërtimtari, bujqësi, miniera, në rrugë, pastrim e shumë punë të tjera vetëm qe të iu dalin në ndihmë familjeve të tyre. Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), përqindja e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç, të cilët janë të angazhuar në punë, ka dalë të jetë 10.7%, përderisa për vitin 2014 gjithsejt numri i fëmijëve të evidentuar në punë të rënda nga qendrat për punë sociale ishte 206 fëmijë në gjithë Kosovën. Ky numër i madh i fëmijeve të cilët punojnë, nuk gëzojnë asnjë të drejtë sepse punët të cilat ata i ushtrojnë i ndalojnë nga të qenit një fëmijë, i cili shkollohet pasiqë këta fëmijë po braktisin shkollën për të punuar si dhe po harrojnë të drejtat e tyre. Ata detyrohen të punojnë punë të rënda, si dhe iu ekspozohen rreziqeve të shumta shëndetësore si nga ana psikologjike dhe ajo fizike, duke punuar ata manifestojnë sëmundje të ndryshme si lodhje, stres, e dëmtime trupore. Deri tani nuk është marr asnjë hap, i cili i do ndihmonte fëmijet të cilët punojnë, duke iu dhënë hapësira që të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të jenë të barabartë në rrethin ku jetojnë, pasiqë shumica nga ta janë edhe të diskriminuar nga shoqëria e tyre. Raportimi nga Agjencia informative -Presheva Jonë- me shënimin e 12 qershorit, Ditës ndërkombetare të parandalimit të punës së fëmijeve, prezanton Behxhet Gaxhiqin , Këshilltar për Çështjet Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, që thotë se puna e fëmijëve është sinonim me paragjykim dhe abuzim i fëmijës dhe privon atë nga e drejta e tij për arsimim. Varfëria mbetet përgjigjja kryesore që fëmijët e vendit tonë po përballën me këto probleme përderisa një pjesë e shoqërisë që nuk përballet me abuzime të tilla dhe kanë mundësi jetese më të mirë dhe arsimim më të lartë, mbetën vetëm shembull nga i cili fëmijët të cilët punojnë munden ta shohin por jo edhe të jenë pjesë e atij shembulli, pasiqë arsimimi nuk është rruga që ata po zgjedhin, por zgjedhin një rrugë ku janë të pambrojtur dhe të shfrytëzuar, punojnë në kushte të vështira, në ambiente të ndryshme, në të ftohtë e në temperatura të larta. Në pajtim me Konventën Nr. 138 të ILO-s për Moshën Minimale të Punësimit (C138), LigjiThemelor i Punës në Kosovë ndalon punën e fëmijëve nën moshën 15 vjeçare, me qëllim që ata të kenë mundësi të ndjekin arsimin e detyruar. Mosha 18 vjeçare është përcaktuar për futjen në punësim të rrezikshëm.Puna e fëmijëve përkufizohet si punë që dëmton mirëqenien pengon edukimin zhvillimin dhe jetesën e fëmijës. Sepse në moshë të re fëmijët jo vetëm shfrytëzohen për punë, por mund edhe të keqpërdorën për punë të paligjshme e të trafikohen. Zhvillimi i tyre ka ngecje sepse dëmtime të shumta ata përfitojnë nga puna, edukimi mbetet i mangët dhe morali iu dëmtohet. Ligji për punë( Nr.03/L-212), këtë gjë nuk e lejon pasiqë ligji thotë për cdo punëdhënës ndalon lidhjen e kontratës së punës me një person nën moshën 15 vjeçare. Puna e fëmijëve mbetet shqetësuese në shoqërinë tonë dhe kjo gjendje nuk po ndryshon. Pasiqë ata nuk janë të ndërgjegjshëm për pasojat dhe rreziqët qe i kanosën ata po lejojnë pavetëdije që këto punë të jenë shkatërruese të jetës së tyre. Zbatimi i ndonje Planveprimi qeveritar dhe human për të ndihmuar dhe rehabilituar fëmijët në situate të tilla, të cilët punojnë në rrugë, të cilët janë të përfshirë në lypje apo punë të papërshtatshme , ky qëllimi i përbashkët do të ndihmonte shumë fëmijë për t’iu rikthyer jetës normale, poashtu inkuadrimit edukuativo- arsimor si dhe të jenë pjesë e socializimit të shoqërisë së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here